close
Vendi

VARHELJI: BE-ja TË MUNDËSOJË VAKSINA PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR

4D6EF263-89DD-422F-9494-A8B0594FB975

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i bën thirrje unionit të mundësojë sa më shpejt furnizimin me vaksina për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Tuitter, Varhelyi tha se shqetësimin për të siguruar një qasje sa më të shpejtë të vendeve të rajonit për vaksinat anti-Covid ua kishte shprehur edhe ministrave të Jashtëm të BE-së në mbledhjen e Këshillit Europian, që po zhvillohet këtë të hënë në Bruksel.

Sipas tij, unioni u qëndron pranë partnerëve jo vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe atyre të lindjes së kontinentit.

Në këto kushte, më dëmtuarat janë vendet e varfëra dhe ato në zhvillim. Së fundi, krahas liderit të OBSH-së që paralajmëroi për katastrofë morale për shpërndarjen e drejtë të vaksinave pa bërë dallime mes të pasurve dhe të varfërve, të njëjtit opinion i bashkohen edhe shumë analistë.

Ata thonë se vendet e pasuri duhet të ndihmojnë nismën COVAX me doza vaksinash dhe me fonde.

Sipas tyre, globi ndodhet në prag të dështimit të një testi jetik, që shërben si matës nëse bashkësia ndërkombëtare e ka apo jo aftësinë për t’i dhënë fund një pandemie globale pa lënë askënd prapa e pa bërë dallime mes të fuqishmëve dhe të pafuqishmëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia