close
Top LajmeVendi

Varhelji: Marrëveshje në qershor – Petkovi me tre kushte për Shkupin

thumbnail_01CA795822

KRYEMINISTRI BULLGAR KA MOHUAR INFORMACIONET PËR POLITIKË TË DYFISHTË TË JASHTME

Bullgaria ka tri kërkesa të qarta për të pasur progress rreth temës me Maqedoninë e Veriut – ka theksuar Kryeministri bullgar, Kiril Petkov në konferencën e përbashkët për media me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelji.

“Dua të sqaroj se Bullgaria ka tri kërkesa të qarta për progresin rreth temës me Maqedoninë e Veriut. Respektimin e pozitës së Bullgarisë të miratuar në Parlament, kyçjen e bullgarëve në Kushtetutë që të mbrohen të drejtat e tyre, kurse e treta zbatimi I Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Këto ishin diskutimet tona më herët dhe tani, kurse punojmë së bashku për të parë nëse BE-ja mund të jetë garantuese e këtyre kushteve”, deklaroi Kirië Petkov- Kryeministër i Bullgarisë

Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, në gjashtë muajt e fundit për herë të katërt qëndron në Sofje për të kërkuar zgjidhje për kontestin me Shkupin raporton KlanM. Sipas tij, moszgjidhja e këtij kontesti ka shkaktuar frutsrime në BE, për shkak të mos vazhdimit të procesit të zgjerimit.

“Ende presim mbështetjen e Bullgarisë dhe punojmë që të gjitha këto bisedime që I zhvilloj në Sofje kurse rregullisht edhe në Shkup, përfundimisht ta sqarojnë perspektivën evropiane të RMV-së. Këshilli Evropian në Qershor është një datë e rëndësishme dhe deri atëherë duam ta shohim marrëveshjen e arritur”, deklaroi Oliver Varhelji- Komisioner për zgjerim i BE-së

Duke u prononcuar ndaj akuzave të partisë “Ka një popull të tillë” e cila dje doli nga qeveria bullgare, me akuza se Petkovi zhvillon politikë të dyfishtë të jashtme dhe dëshiron ta heq veton ndaj RMV-së, Kryeministri bullgar ka deklaruar se bëhet fjalë për pohime të rrejshme. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia