close
RajoniVendi

VARHELYI MBËSHTET OPEN BALKAN: FTOJ 3 PARTNERËT E TJERË T’I BASHKOHEN

vari

Komisioneri për Zgjerimin në BE,Oliver Varhelyi, duke theksuar se Open Balkan, është një nismë në të mirë të Balkanit dhe BE, u bëri thirrje tre vendeve të tjera, Kosovës, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, që të bëhen pjesë e saj.
“Është në të mirë të Ballkanit, por edhe në të mirë të Bashkimit Europian. Do të ishte ideale që të gjendej një mënyrë për t’u kthyer në tregun e përbashkët rajonal, megjithatë e kuptoj që ju doni të ecni derisa kjo të ndodhë. Ju duhet ta mbani bashkëpunimin të hapur, diçka që e kam dëgjuar nga të tre ju. Më lini që të përfitoj nga mundësia për t’i ftuar 3 partnerët e tjerë, t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal. Sepse jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, ofron shtim të punësimit, por po kështu mund të ndryshojë realitetet në terren.

Duke cituar kryeministrin Edi Rama,Varhelyi shtoi se “Vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të shtojë një të tretën e PBB-së ekzistuese. Pra një treta rritje është shumë afër vetëm duke zbatuar tregun e përbashkët rajonal.2/3 e mbetura të rritjes, apo pjesa tjetër e rritjes e PBB-së, apo edhe më shumë, mund të arrihet përmes një përplotësuesi thelbësor që është plani ekonomik dhe i investimeve, që është diçka me të cilën BE ka dalë dhe e ka ofruar. Por ky plan mbështetet në ekzistencën e tregut të përbashkët rajonal, apo të një integrimi rajonal”./tvklan.al

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia