close
Bota

Varhelyi: Negociatat me BE, çështje ditësh

Mb-Varhelyi_frame_0-1100×620-1 (1)

Pakënaqësi për veton bullgare ndaj Shkupit

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jetë çështje ditësh.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryekomisioneren Ursula von der Leyen, Varhelyi tha se shpresonte që kjo konferencë ndërqeveritare të zhvillohej menjëherë.

Sipas tij, nuk duhet pritur më për arsyet e brendshme politike në Bullgari.

Varhelyi shprehu pakënaqësi ndaj qeverisë së Sofjes që po kushtëzon të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut, për çështje historike e kulturore që nuk lidhen me kriteret që kërkohen për integrimin europian.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia