Varhelyi përshëndet nënshkrimin e protokollit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka përshendetur nënshkrimin e protokollit bilateral ndërmjet republikës së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, kjo i hap rrugën fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së për të mbledhur Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara! #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai.

Ndryshe ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në Sofje, nënshkruan protokollin e dytë bilateral që parasheh procedurat dhe dinamikën e tejkalimit të dallimeve mes Sofjes dhe Shkupit, që janë pjesë e propozimit francez. Osmani dhe Gençovska vlerësuan se me këtë protokoll tani hapet një kapitull i ri që do ti tejkaloj pengesat në rrugën e bashkëpunimit evropian mes dy shteteve./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share