Varhelyi thirrje Parlamentit bullgar të miratojë propozimin për Shqipërinë dhe RMV

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter ka theksuar se Bashkimi Europian i merr shumë seriozisht shqetësimet bullgare, teksa ka shtuar se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Varhelyi  i bën thirrje thirrje palëve të përmbushin angazhimin e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Bashkimi Europian i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian . Së bashku do të jemi më të fortë. I bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe të vendosin propozimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në axhendën e Kuvendit sot për t’u miratuar ashtu siç është propozuar. Opozita e Bullgarisë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Duhet që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë.”, shkruan Oliver Varhelyi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reagimi i Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi vjen pak para nisjes së Samitit të Këshillit të Europës që do të mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share