close
Top LajmeVendi

VARIANTI “OMICRON” ME PRESION NDAJ COVID-QENDRAVE

doktor-mk-covid-korona-maqedoni-696×385-1-2

RRITEN HOSPITALIZIMET, INFEKTIMET DHE RIINFEKTIMET


Në Maqedoninë e Veriut vala e variantit “Omicron” për 25% ka rritur numrin e të hospitalizuarve nëpër covid-qendrat e vendit, shumica prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Shqetësuese paraqitet rritja e madhe e numrit të fëmijëve të prekur deri në moshën 9-vjecare. Vetëm gjatë javës së kaluar janë sëmurë 267 fëmijë të kësaj moshe.

Në javën e fundit janë bërë 39.289 testime kurse mesatarja e rasteve positive është shumë e lartë – 29.1%.

Edhe pse varianti “Omicron” që është dominues në vend, shkakton pasqyrë më të lehtë klinike dhe simptoma më të lehta, spitalet sërish po mbushen.

MILENA STEVANOVIQ, DREJTORE E KLINIKËS INFEKTIV SHKUP

“Jemi afër përmbushjes së kapaciteteve spitalore. Kemi pacientë me gjendje të rëndë nga të dyja llojet edhe nga omicroni edhe nga delta. Rreth 10 përqind e pacientëve të hospitalizuar janë persona të vaksinuar me rregull dhe ata janë njerëz të rritur me shumë komorbiditete.”

Gjatë javës së kaluar, sipas një raporti të ISHP-së, 1.559 persona për herë të dytë janë infektuar me COVID-19, një rritje kjo për 25% nga java paraprake. Deri tani 4.924 qytetarë për herë të dytë e kanë kaluar koronavirusin, kurse 13 të tjerë për herë të tretë.

Sipas epidemiologëve, në pasqyrës klinike të të prekurve dominon variant Omicron. Autoritetet e shëndetësisë thonë se simptomat më të shpeshta janë temperaturë, kollitja, plogështia, por një pjesë e madhe prej 38% janë raste asimptomatike. Simptomat paraqiten tri ditë pas kontaktit me personin e prekur. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia