close
Vendi

VARKAT ME PEDALE – RREZIK REAL OSE REKREACION!? 

Screenshot_16

Vdekja e një 16-vjeçari që u gjet pas rrëzimit nga pedonalja në ujërat e Liqenit të Prespës ka ngritur shumë pyetje, të lidhura me këtë veprimtari. Përpjekja për të gjetur përgjigje ishte disaorëshe, së pari kontaktuam me Kapiteninë e porteve në Ohër, prej ku u përgjigjën se nuk ndjehen kompetentë dhe kanë qenë në përputhje me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve, duke u thirrur në nenin 3 pika 14 të Ligjit për lundrim të brendshëm, në të cilin thuhet: pedonalja është objekt lundrimi me konstruksion të posaçëm, pa shofer të vetin, i dedikuar për rekreacion, ndërsa pronarët nuk janë të detyruar ta regjistrojnë.
Kështu dispozita e vetme që ka të bëjë me pedonalet sipas Ligjit për lundrim të brendshëm është mbajtja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse, përkatësisht jelekëve.

“Në përputhje me nenin 66 nga Ligji për lundrim të brendshëm, personat që gjenden në varkë, skuterë, kajakë, rekuizita për sporte të ujit dhe pedonale duhet të kenë me vete jelekë të shpëtimit.”

Në kërkim të përgjigjes zyrtare, përpjekjet e Tv Klan për të kontaktuar ministrinë kompetente e kjo është ministria e transportit dhe lidhjeve, edhe pse disaorëshe, për fat të keq ishin të pasuksesshme.

Kërkuam përgjigje edhe nga Regjistri Qendror, prej atje për Tv Klan thonë se pedonalet nuk janë në kategorinë e automjeteve motorike si anijet dhe varkat dhe për këtë shkak regjistrimi i tyre nuk është i obligueshëm.

Nga Drejtoria e të ardhurave publike thonë se bëhet fjalë për ushtrim të veprimtarisë të karakterit të përkohshëm, për të cilin është e nevojshme të merret miratim nga vetëqeverisja lokale.

“Obliguesi tatimor – personi fizik në rastet kur ushtron veprimtari të karakterit të përkohshëm ( shitja e petullave, kartolinave, dhënia me qira e pedonaleve dhe të tjera ) dorëzon kërkesë për pagesë paushalle të tatimit të të ardhurave më së voni para fillimit ushtrimit të veprimtarisë.” – DAP .

Përndryshe, gjatë ditës së shtunë, në Liqenin e Prespës u mbyt një djalë 16-vjeçar pas rrëzimit nga pedonalja. Trupi i tij u gjet pas kërkimeve të gjata. Nga ekipi i shpëtimit që mori pjesë në kërkimin e trupit thonë se asnjëri nga djemtë që kanë qenë në pedonale nuk kanë pasur jelek mbrojtës.

Pedonalet janë në numër gjithnjë e më të madh në brigjet  e Liqenit të Prespës, të Ohrit dhe të Dojranit, ndërsa vozitja 30 minutëshe kushton prej 150 deri në 200 denarë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia