close
Rajoni

VARREZA MASIVE NË RASHKË TË SERBISË

idro varreza

DYSHOHET SE NË TË GJENDEN TRUPAT E 15-17 SHQIPTARËVE TË KOSOVËS


Rashka është një nga qytet e fundit në afërsi të Kosovës nga pjesa veriore. Në këtë zonë është gjetur një varrezë masive vite më parë dhe tani varreza e fundit masive në të cilën dyshohet se janë gjetjet mortore të 15-17 shqiptarëve të Kosovës, një varrezë që pritet të hapet gjatë javës për të bërë kërkim për të zhdukurit, por ende nuk është bërë e ditur dita. Autoritet serbe kanë dhënë lejen për ta nisur punën pasi rasti kishte kaluar në gjykatë. Për fillimet e punimeve janë njoftuar edhe autoritetet e Kosovës të cilat do të mund të monitorojnë gjithë procesin e punës në vendin e ngjarjes.  

Zonat e fshatrave ku dyshohet se janë varrosur shqiptarët kanë pak shtëpi dhe pak banorë. jashtë kamerave ata thonë se nuk dinë asgjë dhe se atje është një gurthyes, por para kamerave nuk flasin. Nga qyteti i Rashkës rruga për tek varreza con dhjetëra kilometra në brendësi të maleve të thella në një pjesë ku nuk ka asgjë. Pak kilometra më vonë paraqitet zona e Semetesh dhe liqeni me të njejtin emër. Pak më larg është varreza apo lokacioni i dyshuar. Afër duket se institucionet serbe janë duke bërë përgatitjet e fundit në terren për të nisur gërmimet. Në video nga qielli duken disa kontejner dhe policët që ruajnë vendin e ngjarjes. Që nga përfundimi i luftës rreth 6 mijë veta janë zbuluar nga proceset e kërkimit, kurse kanë ngelur në lista edhe 1600 persona, prej të cilëve shumica janë shqiptarë. Procedurat e kërkimit  në zonën Kizhevak ku është gjetur varreza e re kanë nisur pas gjetjes së mbetjeve mortore dhe disa rrobave që tregojnë dyshime të bazuara për varrezë. Në këtë vend ishin bërë kërkime prej vitesh, por deri më tani pa sukses. /Idro Seferi – Tv Klan Beograd/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia