close
Bota

VARSHAVË MBAHET SAMITI I NATO-s PËR SIGURINË GLOBALE

samit-nato-a-bice-odrzan-8-i-9-jula
Sot në Varshavë, fillon punimet samiti dyditor i NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë për çështjet globale të sigurisë nga Afganistani dhe lufta kundër ISIS-it deri te kriza në Ukrainë dhe raportet me Rusinë.
Të pranishëm në këtë samit do të jenë presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai francez, François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik në largim David Cameron.
Në rendin e ditës do të jenë tre temat kyçe të sigurisë, mbështetja e vazhdueshme e forcave të armatosura afgane, lufta kundër ISIS-it dhe çështja e shtimit të trupave të Aleancës në kufirin lindor të saj. Nga Maqedonia do të merr pjesë një delegacion i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki. /Agjencitë/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia