close
Bota

VARSHAVË: PAPA FRANÇESKU ËSHTË RRËZUAR GJATË DHËNIES SË MESHËS

Papa-1

Papa Françesku është rrëzuar gjatë meshës në një qytet në Poloni, ku miliona njerëz nga e mbarë bota po e ndiqnin drejtpërdrejt këtë ngjarje, derisa kjo ngjarje nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerës së Associated Press. Një grup i priftërinjve kanë vrapuar për ta ndihmuar Papën, për tu ngritur në këmbë dhe për të vazhduar meshën.

Momenti i filmuar nga televizionet e pranishme u pa nga miliona persona. 79-vjeçari u pengua në altar dhe u ndihmua nga njerëzit e tij. Papa vuan nga nervi shiatik, një gjendje shëndetësore që i shkakton atij dhimbje.

Fatmirësisht nuk u dëmtua dhe e përfundoi meshën me sukses, e cila është transmetuar nga shumë televizione. Ai ishte në manastirin katolik që besohet se bën mrekullia. Aty shkojnë pelegrinë të rinj nga e gjithë bota. Vizita e Papës do të zgjasë tri ditë, ndërsa ai do të vizitojë disa nga kishat katolike më të njohura, do të bisedojë katolikët e rinj dhe do të vizitojë Aushvicin. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia