close
Bota

VARSHAVË: PAPA FRANÇESKU VIZITON KAMPIN E AUSHVICIT

2016-07-29_155609

Papa Françesku ka vizituar sot kampin e vdekjes të nazistëve gjermanë, Auschwitz-Birkenau, në Poloni, duke u bërë kështu papa i tretë më radhë që bën pelegrinazh në vendin ku forcat e Adolf Hitlerit vranë më shumë se 1 milionë njerëz, shumica e të cilëve ishin çifutë. Papa Françesku hyri në kamp në këmbë, duke ecur ngadalë nën portën famëkeqe në Auschwitz.

Papa u lut në heshtje për më shumë se 15 minuta para se të takohej me disa të mbijetuar të kampit, duke i përshëndetur ata një nga një dhe dorë për dorë, si dhe duke i puthur në faqe. Më pas, ai e vendosi një qiri të bardhë në Murin e Vdekjes, aty ku të burgosurit janë ekzekutuar.

Ndryshe nga para-ardhësit e tij, Ati i Shenjtë nuk pranoi që të flasë për krimet e nazizmit. Kampi i Aushvicit ka qënë një prej më famëkeqëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai menaxhohej nga afro 7.000 paramilitarë, 12% e të cilëve janë dënuar për krime lufte. Ky kamp shihet si një prej kujtimeve më të errëta të luftës së dytë botërore për shkak të personave që u vranë, tortutuan, etj.

Ndërkohë, vizita e Papa Franceskut në Poloni vjen në 1.050 vjetorin e adoptimit të kristianizmit nga ky vend. Ati i Shenjtë ishte pjesëmarrësh edhe në eventin e Ditës Botërore të Rinisë, aktivitet që organizohet cdo dy ose tre vjet nga kisha katolike. /Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia