close
Rajoni

VARSHAVË: RAMA MERR PJESË NË SESIONIN E PUNËS SË KRYETARËVE TË SHTETEVE DHE QEVERIVE

Rama-Varshave

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.

Shqipëria, tha Kryeministri, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia