close
Top LajmeVendi

VAZHDOJNË PËRPLASJET PËR REGJISTRIMIN

AC081960-52B8-4E34-98E7-9BB002AD1B07

LSDM DHE VMRO ME AKUZA DHE KUNDËR AKUZA


Para votimit të Ligjit për regjistrim në Kuvend, blloku në pushtet dhe ai opozitar vazhdojnë të jenë në pozicione të kundërta rreth mënyrës me të cilën  numërimi i popullsisë pritet të zbatohet në muajin prill të këtij viti. Thirrja nga ana e partisë në pushtet LSDM që VMRO-DPMNE të heqë dorë nga bojkoti i operacionit ka hasur vetëm në përsëritjen e deklaratave se Ligji duhet të shfuqizohet, sepse hap rrugë për operacion politik, në vend të atij statistikor.

Tri ditë debat nga foltorja e Kuvendit në lidhje me Ligjin për regjistrim, të cilin Qeveria e ka caktuar për më 21 prill, nuk i ka afruar qëndrimet e partive në pushtet dhe atyre opozitare VMRO-DPMNE dhe E Majta, prej ku edhe më tej paralajmërojnë se do t’u bëjnë thirrje qytetarëve për mospjesëmarrje në operacionin për numërimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

BOGDANKA KUZEVSKA, LSDM

“Regjistrimi është operacion statistikor, regjistrimi nuk është zgjedhje, në regjistrim nuk votohet dhe për këtë arsye Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk ka nevojë të kenë frikë prej tij. Bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit do të thotë edhe thirrje për mosrespektim të ligjeve. Kjo është absurde dhe dhe rasti i parë i këtillë në Evropë dhe në botë.”

Nga VMRO-DPMNE pohojnë se pushteti planifikon të bëjë regjistrim politik, në marrëveshje me partnerët e koalicionit.

DIMÇE ARSOVSKI, VMRO-DPMNE

“Edhe një herë do të dëshiroja që nga kjo foltore t’u bëj thirrje të arsyetojnë dhe ta tërheqin në kohë Ligjin që e kanë dorëzuar në Kuvend dhe i cili është para aktit të kryer, ka arritur para votimit dhe me konsensus të gjërë të debatohet për ligj të ri, ashtu siç propozojmë ne, intelektualët, bashkësia, shoqëria dhe qytetarët, dhe jo ashtu siç kanë vendosur ata ta zbatojnë politikisht.”

Një nga vërejtjet që për VMRO-DPMNE-në sugjeron se bëhet fjalë  për prapavi politike të regjistrimit është që rezultatet të verifikohen me nënshkrim të drejtorit dhe të zv/drejtorit të Entit të Statistikës, por edhe mënyra në të cilën do të numërohen të shpërngulurit që një periudhë më të gjatë nuk kanë ardhur në vend. Maqedonia e Veriut ende shërbehet me shifrat nga regjistrimi i vitit 2002, pasiqë në vitin 2011 regjistrimi i rregullt i popullsisë dhe amvisërive filloi, por u ndërpre pas disa ditëve, me marrëveshje politike të koalicionit të atëhershëm në pushtet në mes VMRO-DPMNE-se dhe BDI-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia