close
Top LajmeVendi

Vazhdojnë protestat para Qeverisë kundër propozimit francez

Screenshot_12

Propozimi francez vijon të kundështohet nga opozita maqedonase e cila tashmë për ditë me rradhë proteston para godinës së Qeverisë ku edhe sot qindra qytetarë edhe pse koha me shi nuk i ndaloi ato që fillimisht t janë mbledhur para Qeverisë, e prej andej  përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shkojnë në Kuvend. Në të tre këto insititucione policia ka pëforcuar masat e sigurisë.

Qytetarët me moton “Ultimatum – JO faleminderit” “jo bullgarizim”prej disa ditësh shprehin publikisht revoltën e tyre për propozimin e paraqitur. Kujtojmë se  sot është mbajtur takimi i Kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel me Presidentin e vendit Stevo Pendarovskin, me Kryeministrin  Dimitar Kovaçevski dhe me Kordinatorët e grupeve parlamentare ku është diskutuar për propozimin./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia