close
Top LajmeVendi

Vazhdojne thirjet e opozitës për takim liderësh

fsfsafsfs

KOVAÇEVSKI: TAKIM ME AGJENDË PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME, NUK DO KETË

Edhe përskaj skadimit të afatit për një takim

liderësh dhe fillimit të bllokadës në Kuvend akoma vazhdojnë thirrjet e opozitës për një takim, siç thonë ata, në interes të Qytetarëve. Por kryeministri Dimitar Kovaçevski përsëriti se takim me agjendë zgjedhje të parakohëshme parlamentare, nuk do të ketë, ndërsa sa i përket interesit të qytetarëve theksoi se ekziston një institucion i tillë për dialog të hapur mes partive politike, por aty opozita po bën bllokada.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Lidhur me një takim që ka të bëjë me agjendë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, e tham tashmq edhe si parti por edhe partnerër e koalicionit thanë se takim i tillë nuk duhet të mbahet duke pasur parasysh faktin se një kërkesë e tillë vjen në momentin e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetikenë Evropë. LSDM dhe koalicioni mberen në qëndrimin se nuk do të pranojnë takim ku dontë flitej për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Para nesh është dimri më i rëndë me të cilin duhet të ballafaqohemi. Ne për momentin po shohim se çfarë po ndodh në Kuvend, pra aty ka bojkot klasik, praktikisht bllokim që pamundëson që përmes debatit të bëhet përmirësimi i zgjidhjeve ligjore.”

Kreu i VMRO-DPMNE-së gjatë ditës së djeshme bëri një thirrje të hapur që pushteti dhe opozita të ulen në një tryezë të përbashkët për të folur për ardhmërinë e Maqedonisë. Hrisijan Mickoski theksoi se nuk është armik i Kovaçevskit.

Hrisijan Kovaçevski, Kryeatar i VMRO-DPMNE-së

“Pres Kovaçevski të vetëdijësohet dhe të kuptojë se unë nuk jam armiku i tij. Unë jam ndoshta konkurenti i tij politi, dhe VMRO-DPMNe ndoshta është parti konkurente e LSDM-së, por ne nuk jemi armiq të Maqedonisë dhe nuk jemi armiq të institucioneve. Le të mos mendoj se dikush tjetër ja ruan shpinën, ajo shpinë do të jetë e mbushur me thija. Ne nuk kemi gjë më të çmueshme se Maqedoninë. I bëj thirrje për vetëdijësim, në frymë patriotike, të ulemi në tryezë dhe ti vëmë fund turpit që disa të tjerë po na e bëjnë.”

Kujtojmë se disa ditë më parë ka filluar bllokimi aktiv i Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së ku nëpërmjet kritikave dhe tensioneve mezi arriti të miratohet rendi i ditës për seancën e 71-të të Kuvendit. Bllokimi vjen si pasojë e refuzimit të ofertës që Mickoski i bëri Kovaçevskit për takim liderësh ku do të përcaktohej datë për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia