Vazhdon greva në sektorin publik, sot protestë e LSM-së para Ministrisë së Financave

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut vazhdon grevën e paralajmëruar në sektorin publik përmes së cilës kërkohet rritje lineare e pagave për 2.806 denarë. Sot, siç kanë njoftuar nga LSM-ja, në kuadër të grevës do të organizojnë protestë para Ministrisë së Financave. Lidhja e SIndikatave para Ministrisë së Financave ka vendosur një karrige para këtij institucioni për Ministrin e Financave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhoj e mos ndarjes së mjeteve me  ribalancin e buxhetit  e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë.  

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë se dje me vendosjen e 21 karigeve bosh para Qeverië, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë. Sipas Kryetarit të  LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share