Prokuroria kërkon deri në 25 vite burg për mjekët e legjendës argjentinase
Hetimin për vdekjen e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona kanë marrë një pikë kthese. Prokurorët kanë kërkuar gjykimin e tetë punonjësve të shëndetësisë me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.
Sipas agjencisë së lajmeve “Telam”, prokurorët bënë kërkesën në fjalë duke deklaruar se “keqtrajtimi” dhe “mosveprimet” do ta vendosnin Maradonën në “situatën e impotencës vepruese”, duke e lënë jetën e tij në mëshirë të fatit. Kërkesa e prokurorëve vjen një vit e gjysmë pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas. Nën hetim janë neurokirurgu dhe mjeku i familjes, Leopoldo Lukue, si dhe psikiatrja Agustina Kosaçov
Të akuzuar janë Karlos Diaz (psikolog), Nansi Forlini (koordinatore mjekësore), Mariano Perroni (koordinatore e infermierëve), dy infermierët Rikardo Almiron dhe Dahiana Madrid. Të akuzuarit rrezikojnë të dënohen nga 8 deri në 25 vite burg sipas kodit penal të Argjentinës. Nga autopsia e trupit të Maradonës, ish-futbollisti 60-vjeçar u nda nga jeta për shkak të edemës pulmonare teksa po rikuperohej nga operacioni i kryer në tru.
Klan News