Vdes 34 vjeçarja britanike, ra nga ballkoni gjatë pushimeve në Turqi

Një grua britanike ka vdekur pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ballkoni teksa ishte me pushime në Turqi.

Jenna Smith, 34 vjeçare, kishte qenë me pushime në Turqi për tre javë me miqtë dhe po kërkonte të kthehej në shtëpi këtë javë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në mënyrë tragjike, ajo vdiq pasi u rrëzua nga një ballkon të dielën, raporton The Echo, transmeton Klankosova.tv.

Familja u njoftua nga Ambasada e Turqisë për vdekjen e saj dhe tani janë në pritje të më shumë informacioneve . Vëllezërit e saj kanë shkuar në Turqi për të folur me autoritetet turke dhe për të mësuar më shumë rreth ngjarjes tragjike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share