close
Sport

Vdes hendbollisti 27 vjeçar, kroati Denis Toth

received_305298771725516

Hendbolli në vendin tonë por edhe në gjithë Ballkanin është në zi, kjo pas vdekjes së hendbollistit kroat të Butelit, Denis Toth. Ky i fundit ndërroi jetë në një nga spitalet e qytetit të Shkupit.

Sipas mediumeve të vendit hendbollisti kroat 27 vjecari Denis Tot anëtarë i KH Butel, i cili gjatë ditës së djeshme pas është rrahur në Shkup nga disa persona të panjohur.

Hendbollisti kroat Denis Toth ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Klinikën për mjekim Intensive, Anestezion dhe Reanimacion.

“Mbrëmjen e 6 dhe 7 prillit në Qendrën urgjente është pranuar pacienti 27-vjeçar pa aktivitet të zemrës. Te pacienti nuk janë vërejtur shenja të dukshme të dhunës gjatë pranimit. Pas luftës gjatë gjithë natës dhe pas reanimimit, te pacienti është kthyer aktiviteti i zemrës dhe i njëjti është shtrirë në Klinikën për anestezion, reanimim dhe mjekim intensiv ku sot ka ndërruar jetë”, thanë nga Klinika.

Trupi i hendbollistit është dërguar për obduksion.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia