close
Rajoni

VDESIN KATËR MIGRANTË NË GREQI

62F5F83E-88C5-4DCD-B464-E3394BEC4BE6_w1023_r1_s

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra migrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bregdetare.

Rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg, tha të premten një zëdhënës i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve DPA.

Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e migrantëve.

Të mërkurën, tre migrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros.

Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia