close
Rajoni

VELIPOJË: KATËR VIKTIMA NË AKSIDENT, JA SHKAQET

tragjedia-shkoder-2-1

Dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë humbën jetën në aksdientin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur makina e tyre ka rënë në një kanal me ujë në Velipojë. Viktimat janë një grua dhe 3 meshkuj. Policia e Shkodrës bëri identifikimin e tre prej viktimave:  Artenisa Peraj 21 vjeç, Giorgio Angelo 24 vjeç dhe Besmir Kola 29 vjeç.  Ende është i paidentifikur viktima e katërt e cila është e një shtetasi italian.

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë aksident. Me një deklaratë për median, policia u shpreh se, shkak për këtë ngjarje është rruga që po ndërtohet, mos ndriçimi i saj dhe terreni që është i paqëndrueshëm.

Nga ekspertiza në vendin e ngjarjes rezulton gjithashtu se ky segment rrugor nuk është i pajisur me sinjalistikën e nevojshme rrugore, i pandriçuar, i paasfaltuar dhe i pambrojtur për pjesën më të rrezikshme të kthesës për të njoftuar përdoruesit e rrugës për vijueshmërinë e këtij segmenti. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia