close
RajoniTop LajmeVendi

Vendet e Ballkanit të ‘zhgënjyera ‘nga BE?

be-3

Kosova pret me padurim liberalizimin e vizave ndërsa Shqipëria dhe Serbia hyrjen në bllok

Disa mund të mendojnë se këto imazhe janë të kryeqytetit francez por në fakt këto pamje vijnë nga Prishtina.

“Kosova ka që nga viti 2010 që pret liberalizimin e  vizave me BE-në. Qeveria thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsej 95 që i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve të cilët më shumë se kurrë duan të lëvizin të lirë në vendet europiane .Shumë prej tyre duan të vizitojnë vende që nuk i kanë parë më parë”.

Mungesa e përparimit drejt BE ka shkaktuar zhgënjim jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë  e Veriut dhe Serbinë.

Përparimi i shpejtë i Ukrainës drejt statusit zyrtar të vendit  kandidat ka shërbyer vetëm për të rritur ndjenjën e të qenit mënjanë, shkruan “Reuters”.

Ky është një mesazh i keq siç e kam thënë tashmë. Duket dhe tingëllon shumë joparimore. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë të gjithë të drejtën të mërziten dhe çdokush mund ta kritikojë këtë veprim si joparimor”, thotë Zvezdana Kovac, sekretarja e organizatës së Lëvizjes Europiane.

Një ndjenjë e tillë zhgënjimi bëri që krerët e Shqipërisë dhe Serbisë të mendonin fillimisht  të mos merrnin pjesë në samitin e BE në Bruksel. Në Serbi, vendi më i madh në rajon, entuziazmi për anëtarësimin në BE ka rënë aq shumë sa tani 44% e njerëzve janë kundër dhe vetëm 35% pro, me pjesën tjetër që mbetet e pasigurt.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia