close
Bota

VËRSHIMET NË EVROPË FATKEQËSIA MË E MADHE KLIMATIKE NË VITIN 2021

ndryshimet kl8matie

SHKENCËTARËT KËRKOJNË VULLNET POLITIK PËR PËRBALLJEN MË NDRYSHIMET KLIMATIKE

Fatkeqësitë e motit të lidhura me ndryshimet klimatike kanë shkatërruar shtëpi dhe prona të mijëra njerëzve në botë në vitin 2021. Studimi i organizatës humanitare “Christian Aid” (Ndihma Kristiane) kanë numëruar dhjetë shembuj kur kushtet e jashtëzakonshme kanë shkaktuar dëm mbi 1,5 miliardë dollarë raporton KlanM.Vërshimet në Evropë dhe urganani Ida në SHBA  janë në majë, si për nga numri i viktimave në njerëz, ashtu edhe nga humbjet materiale. “E ardhmja është në dorën tonë”, thonë klimatologët, “por që të përmirësohen kushtet do të duhet shumë më tëpër vullnet politik”.

Dëmin më të madh në njerëz dhe atë financiar në vitin 2021 e kanë shkaktuar vërshimet ekstreme në korrik në Evropë, kur humbën jetën 240 persona, ndërsa dëmi arriti 43 miliardë dollarë, si dhe uragani Ida i cili në muajin gusht i goditi SHBA-të dhe mori mbi 90 jetë njerëzish. Shkencëtarët gjejnë gjithnjë e më shumë lidhje në mes fatkeqësive të këtilla ekstreme dhe ndryshimeve klimatike. Klimatologu Friederike Oto thekson se valët e të nxehtit janë më të shpeshta dhe më intensive, si pasojë e ndryshimit të klimës, i shkaktuar nga njerëzit.

FRIEDERIKE OTO, KLIMATOLOG, UNIVERSITETI I OKSFORDIT

“E ardhmja në masë të madhe është në dorën tonë, ne kemi fuqinë ta krijojmë. Megjithatë, edhe më tej do të ketë fatkeqësi ekstreme, më intensive sesa janë sot. Për këtë arsye duhet të përshtatemi me ndryshimet klimatike. Si shoqëri globale kemi bërë shumë, por është i nevojshëm edhe vullnet politik.”

Kompanitë e sigurimit kanë vlerësuar se dëmi i shkaktuar nga fatkeqësitë e motit në vitin 2021, për të katërtën herë, në periudhë prej pesë vitesh, ka tejkaluar 100 miliardë dollarë. Në vendet më të varfëra, pasojat janë pothuajse të pallogaritura, thotë përfaqësuesja e  organizatës humanitare “Christian Aid”.

CATHERINE KRAMER, CHRISTIAN AID

“Drejtësia klimatike” është një nga arsyet për të cilat “Chtristian Aid” u përfshi në këtë temë. Kemi konstatuar se ndryshimet klimatike janë rrezik i madh për vendet në zhvillim, kërcënim për njerëzit në jugun e planetit, të cilët vuajnë shumë më tepër nga pasojat e ndryshimeve klimatike.”

Edhe kjo, si shumë analiza të tjera për pasojat e ndryshimeve klimatike alarmojnë urgjentisht të ndërmerren hapa për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit, në gjithë botën, që të ulet rreziku i katastrofave të tjera të motit transmeton KlanM.Në Samitin për klimën KOP26 në Glasgou janë dëgjuar më shumë mosdakordime rreth angazhimeve që vërtetë të realizohet Pakti Klimatik, me një nga qëllimet kryesore – të ruhet shkalla mesatare e ngrohjes globale “mjaft nën 2 gradë Celsius, përkatësisht të reduktohet emetimi i dioksidit të karbonit për 45% deri në vitin 2030./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia