close
Screenshot_7

Deskoska: Do të kërkojmë leje nga ke, kemi argumente


A i erdhi tek hunda me punën e gjyqësorit pushtetit apo bëhet fjalë për pikë politike para zgjedhjeve parlamentare?
Kjo është pyetja që gazetarët ia parashtruan ministres së drejtësisë, Renata Deskoskës, e cila paralajmëroi se do të kërkojnë leje nga Komisioni Evropian, për veting në gjyqësor.

“Po e hapim procesion e dialogut me Komisionin Evropian për rivlerësimin e qëndrimeve të tyre për vetingun. Të gjithë se ne nuk bëmë reformat të vetëm. Nga argumentet që i kemi, presim nga ata që të marrim dritë jeshile për vetingun, me qëllim që t’i largojmë ata që po e njollosin reputacionin e gjyqësorit. –tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Ajo shpjegoi se nuk është Ministria ajo që duhet të merret me gjykatësit dhe prokurorët, por ka institucionet që kanë obligime ligjore ta bëjnë këtë.

“Pa marrë parasysh se nëse është bërë keqpërdorim financiar, apo interesa tjerë, këto çështje duhet të diskutohen në Këshillin Gjyqësor, i cili duhet të vendos për shkarkimin e tij, dhe para Prokurorisë Publike e cila duhet të iniciojë procedura kundër atyre gjykatave. Ministria e Drejtësisë nuk mundet as ti shkarkoj, e as t’iu përzihet në punën e tyre. Por do të rikujtoj se për veprat penale që i bëjnë gjykatësit është e thirrur Prokuroria Publike dhe presim që ata të veprojnë.”shprehet Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Deskoska rikujtoi se në ligji i ri për Antikorrupsion dhe ai për Këshillin e Prokurorëve jep mundësi për një, siç ajo e quajti rejtin të butë. Antikorrupsioni mund ta hetojë pasurinë e prokurorëve dhe gjykatësve, e nëse pasuria e tyre nuk korrespondon me të ardhurat, Këshilli e Prokurorëve dhe ai i Gjykatësve ka të drejtë ti shkarkojë ata prokurorë dhe gjykatës.

Ditë më parë, pikërisht në ditën e Çlirimit të Shkupit, nga përndjekja penale u lirua ish kryeministri Nikolla Gruevski, për shkak se lënda ku ai ishte i dyshuar, u vjetërsua. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia