close
Vendi

(VIDEO) AKSIDENTI NË BATINCË TË SHKUPIT, FLASIN DËSHMITARË OKULAR

bat

BANORËT KËRKOJNË POLICË TË SHTRIRË DHE SINJALIZIM TË DUHUR

Veturat “fluturojnë” shpesheherë edhe bëjnë gara. Kjo bëhët çdo ditë në rrugën ku para disa ditëve ndodhi aksidenti në fshatin Batincë të Shkupit, ku humbi jetën një 49 vjeçar.

Mbetjet e veturave të shkatëruara ende kanë mbetur në rrugë.

Sipas dëshmitarëve okolar personi 26 vjeçar ka vozitur mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa 49 vjeçari sapo kishte dalë nga marketi.

FATIMA CURIQ – BANORE

“U dëgjua sikur bombë. Pastaj dolëm menjëherë, policia erdhi ndërsa unë hyra brenda. Këtu ishte i shtrirë, i vdekur. Kombi jonë ka qenë i parkur jashtë dhe është përplasur. Kombi u shkatërua ndërsa edhe muri është çarë. Mos të ishte ky muri dhe kombi ka mundur edhe në shtëpi të na hyjë vetura”. (14-59)

Familja Curiq nga fshati Lubosh i Shkupit jeton pikërisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti. Muri dhe furgoni i tyre krejtësisht u shkatërua nga aksidenti.

FATIMA CURIQ BANORE

Gjatë gjithë natës ka gara me vetura dhe motora. Në ora dy të natës “fluturojnë” veturat. 200-220 vozisin. Këtu është e tmerrshme.

Banorët e këtij vendi kanë frikë të dalin në rrugë, veçanarisht frikohen për fëmijët e tyre. Ky nuk është aksident i vetëm që ka marrë jetë njeriu. Në këtë rrugë para disa muajve ka vdekur një 20 vjeçar dhe një fëmijë.

“Për shkak të pakujdesisë, me të vërtetë shumë shpejtë vozisin. Kot janë edhe dënimet.

A ka policë?

“Ka polic, por nuk e di çfarë bëjnë. Si duket u japin para apo i korrupotojnë policët. Por me të vërtetë shumë shpejtë vozitet”

“Shumë shpejtë vozisin. Me fjalë tjera “fluturojnë”. Me fëmijët mezi kalojmë rrugën. Këtu vozisin pa kontrollë. Unë kam 5 nipa jemi të detyruar t’i dërgojmë çdoditë në shkollë”

Në disa rrugë mund të vërehen patrulla të policëve të cilët masin shpejtësinë. Por banorët kërkojnë që në këtë rrugë të vendosen polic të shtrirë.

“Edhe sot nga pamjet mund të shihet se veturat po vozisin mbi shpejtësinë e lejuar. Banorët e këtij vendi kërkojnë që të vendoset një sinjalizim i duhur apo polic të shtirë që në këtë mënyrë qytetarët të vetëdisohen dhe të vozisin më ngadalë”

Se qytetarët vozisin mbi shpejtësinë e lejuar dëshmojnë edhe raportet e MPB-së. Për çdo ditë dënohen me qindra shoferë. Edhe ky aksident është shkaktuar nga tejkalimi i shpejtësisë. Prokuroria ende po punon për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia