close
Top LajmeVendi

(VIDEO) ARRESTOHEN DY PERSONA NGA TANUSHA, POLICIA KUFITARE SEKUESTRON MALLRA TË KONTRABANDUARA

Dy persona nga Tanusha e Shkupi kanë mbetur të arrestuar pasi Njësiti për krim ndërkufitar dhe migracion zbuloi një sasi të madhe të produkteve të padeklaruara.
“Në rrugën lokale nga fshati Brodec drejt fshatit Tanushevc, në vendin e quajtur “Çeshma” drejt “Ramno” rreth orës 20, gjatë kontrollit të furgonit “dajmler”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.A. është gjetur sasi më e madhe e mallit të shumëllojshëm për përdorim të gjërë, pa dokumentacion adekuat për prejardhjen e saj. Gjatë veprimeve zyrtare zyrtarët policorë janë penguar nga E.A. Në lidhje me rastin më datë 14 janar të vitit 2022 rreth orës 00.00 nga zyrtarët policorë në rajonin e Vizbegut është vërejtur automjeti “Mercedes”, me targa të Shkupit, në pronësi të F.A nga Shkupi, vëllai i E.A., që nuk ka ndaluar në sinjalin e dhënë për t’u ndalur, por e ka rritur shpejtësinë dhe është drejtuar në një hapësirë depoje. Pas urdhërit të siguruar nga Gjykatësi për veprim paraprak, është kryer kontrolli i automjetit dhe është konstatuar se në të ka numër më të madh të produkteve të padeklaruara.”
Pas dokumentimin  të rastit, kundër këtyre personave do të ngritën kallëzime penale adekuate.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia