close
Bota

(VIDEO) “ATENTAT NDAJ TRAMPIT”: IRANI PARALAJMËRON HAKMARRJE

trump

Në ueb-faqen e ajatollahut të Iranit është publikuar një video e animuar ku shihet vrasja e ish-Presidentit amerikan, Donald Tramp, me anë të dronit derisa po luan golf në Florida.

Videoja e animuar është pjesë e komemoracionit në përvjetorin e atentatit ndaj gjeneralit Iranian Kasem Solejmani  – 3 Janar 2020. Videoja e publikuar të Mërkurën në ueb-faqen e Zyrës së ajatolahut Ali Khamnei, tregon se Trampi “goditet” nga droni në terrenin për golf, Mar – a – Lago në Florida.

Paraprakisht këtë muaj Presidenti Iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar që Trampi të “ndiqet dhe të vritet”.

Kjo është hera e dytë që Irani kërkon që të arrestohet një president amerikan. Herën e parë një gjë e tillë u kërkua për Presidentin Ronald Regan./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia