close

Komuna e Zhelinës ndër gjashtë komunat që kanë fituar projekte


Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, së bashku me Zv.ministren e financave Shirete Elezi, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore, në terren kanë bërë mbikëqyrjen e punimeve të disa projekteve infrastrukturore në këtë Komunë. Bëhet fjalë për rikonstruktimin e një shkolle fillore dhe rrugës lokale të fshatrave në këtë komunë.

Projekti i përmirësimit të shërbimeve komunale që financohet nga Banka Botërore ka lehtësuar punën e komunave. Komuna e Zhelinës ka aplikuar në këtë projekt në vitin 2016.

Zv/Ministrja e Financave potencoi se me ligjin e ri për financimin e komunave janë lëshuar rreth 44 milionë denarë për shlyerjen e borxheve.

Komuna Zhelinës është ndër gjashtë komunat që kanë fituar këtë projekt që financohet nga Banka Botërore, por edhe me kofinancim nga Komuna e Zhelinës.

Rikonstruktimi i shkollës fillore “Fan Noli” si dhe rikonstruktimi i rrugës lokale Grupcin Novosellë në distancë prej 3 km u miratuan nga këshilli komunal i komunës së Zhelinës në shkurt të vitit 2018 kurse në shtator të të njëjtit vit u realizua marrëveshja me Ministrinë e Financave.  Deri në fund të vitit pritet finalizimi i projekteve. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia