close
Vendi

(VIDEO) BANORËT E GËRÇECIT BLLOKOJNË AUTOSTRADËN – PËRBALLEN ME MUNGESË TË RRYMËS ELEKTRIKE

GRC

Banorët e fshatit Gërçec të Komunës së Sarajit kanë bllokuar autostradën Shkup-Tetovë në shenjë proteste pasi sipas tyre, tashmë një javë në këtë fshat në Saraj të Shkupit nuk ka rrymë elektrike.

“Kemi probleme me rrymën elektrike, me trafostacionet. I fikin dritat dhe nuk vijnë t`i ndërrojnë siguresat nga dy-tri ditë. Kur lajmërohemi thonë është djegur trafostacioni”

Banorët e Gërçecit thonë se protestën e kanë paraqitur tek organet e rendit, por kjo, sipas tyre, ka ndikuar që të paraqiten nga EVN-ja.

“Erdhën dhe na thanë mos dilni në protesta do ta rregullojmë. Trafostacioni s`ishte djegur. E lëshuan rrymën vetëm që të mos protestojmë”

Sipas banorëve, kjo dukuri ndodh gati për cdo vjet gjatë periudhës së dimrit.

“Kështu na bëjnë dimrit edhe viteve të kaluara. Nga një javë 10 ditë nuk e lëshojnë rrymën. Jo vetëm në Gërçec por probleme ka edhe në Gllumovë, Krushopek, Kopanicë”

Banorët e Gërçecit thonë se kanë bërë një marëveshje me EVN-në që qytetarët që I kanë borxh kësaj kompanie, të mund t`I paguajnë me këste.

“U takuam me Drejtorin dhe e bëmë që t`i paguajmë me 99 këste. Duhet me gjet një rrugëzgjidhje, kush nuk paguan le të marrin masa ndaj tyre. Nëse kemi probleme sërish do të vazhdojmë me protesta”  

Kanë reaguar nga EVN-ja duke thënë se ekipe te tyre pengohen nga naborët e Gërçecit për të mënjanuar defektet.

“Defektet në këtë fshat ndodhin si rezultat i mbingarkimit të rrjetit nga vetë banorët të cilët ilegalisht shfrytëzojnë energjinë elektrike për nevojat e tyre si dhe për gërmimin e bitkoinave.  Pas shfaqjes së defekteve, banorët edhe pse lajmërojnë se nuk kanë energji elektrike, prapëseprapë nuk i lejojnë ekipet e Elektrodistribuimit ta sanojnë defektin” – thonë nga EVN-ja.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia