close
Top LajmeVendi

(VIDEO) COVID-TESTIME NË SHËNDETIN PUBLIK – AS PËR ILAÇ

test

2/3 E TESTIMEVE NËPËR LABORATORET PRIVATE

Me rritjen e rasteve të reja me korona virus është rritur edhe numri i qytetarëve të interesuar për t’u testuar. Në mungesë të terminëve të mjaftueshme në institutet shëndetësore publike, shumica e qytetarëve janë të detyruar që për testime për korona virus, t’u drejtohen laboratorëve privat, ku çmimet për këto shërbime janë dukshëm më të larta se në ato publike. Që nga fillimi i pandemisë, janë bërë rreth 1.665.043 testime, prej të cilat 2/3 janë bërë në laboratorët privat.

Institucionet shëndetësore i shmangen përgjigjeve të pyetjeve se pse nuk ka terminë të mjaftueshme, duke hedhur topin te njëra – tjetra.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Ministria e Shëndetësisë nuk e bën ndarjen e terminëve për testim. Në varësi prej asaj se sa është kapaciteti i laboratorëve, përcaktohet edhe numri i terminëve që do të jepet për institutet shëndetësore publike. Në procesin e përcaktimit të terminëve të nevojshme për testim marrin pjesë qendrat për shëndet publik, si dhe vet shtëpitë e shëndetit ku zbatohet testimi”.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup, thanë për Klan M se, ato nuk e caktojnë se sa testime do të realizojnë por, se terminët u përcaktohen sipas sistemin “Termini im”.

Por, as nga “Termini im”, nuk kanë dhënë përgjigje për këtë çështje, duke thënë se ato janë përgjegjës vetëm për çështjet teknike.

“TERMINI IM”

“Këto nuk janë pyetje për të cilat ne mundemi të japim përgjigje, ne jemi drejtori për çështje për shëndetësi elektronike dhe jemi përgjegjës për çështjet teknike në lidhje me sistemin Termini im”.

Ndërkohë, nga Instituti për Shëndet Publik, nuk u janë përgjigjur pyetjeve se, pse duhet të pritet me ditë termin për testim; a ka teste të mjaftueshme për covid në institutet shëndetësore dhe nëse institutet shëndetësore disponojnë me kapacitete të mjaftueshme për testim për korona virus.

Në lidhje me këtë çështje kanë reaguar edhe nga partia “E Majta” prej ku thanë se, njëra nga arsyet pse qytetarët detyrohen të paguajnë teste në laboratorët privat, është se mjekët amë nuk mund të caktojnë terminë për test në laboratorët shtetëror. Sipas tyre, edhe atëherë kur mjeku amë arrin të caktoj termin, për të njëjtin ndodhë të pritet disa ditë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia