close
Vendi

(VIDEO) “DYQANXHINJTË” KËRKOJNË PËRGJIGJE NGA QTQ-ja

qtq

SIGURIMI NDALON XHIRIMIN DHE TENTON TË LARGON MEDIAT 

Tre ditë më parë, në podrumin e Qendrës tregtare të qytetit, disa media xhiruan me orë të tëra në objektin ku ishin të vendosur qindra kompjuter dhe askush nuk i pengoi dhe nuk iu tha se është e ndaluar. E sot, kur dyqanxhinjtë u mblodhën që të diskutojnë për hallet e tyre dhe për ndodhitë e fundit, sigurimi doli në sipërfaqe.

Pronarët e dyqaneve janë të organizuar në Shoqatën e tyre, e deri tek drejtori kanë adresuar disa pyetje.
SHOQATA E QYTETARËVE, PRONARË TË OBJEKTEVE AFARISTE NË QTQ.
Konsiderojmë se Shoqata aksionare “QTQ” në periudhën e kaluar iu ka shkaktuar dëm pronarëve privat të objekteve afariste dhe për këtë shkak, kërkojmë që:
Të paraqisni vjedhje të energjisë elektrike nga sistemi i energjisë elektrike të QTQ-së.
Të na dorëzoni të dhënat se si është e matur energjia elektrike e harxhuar.
Të na dorëzoni lejen për rrënim dhe modifikim të hapësirës së magazinave që janë nën pronë tuaj.

Përgjigje deri në momentin që ne e xhiruam deklaratën, nuk kishte. Sipas njërit prej pronarëve, kjo është vetëm fillimi, e qëllimi është që të forcohet rezistenca dhe të kthehet vendimmarrja për QTQ-në, tek pronarët.

TONI NIKUSHEVSKI, AFARIST
“Jemi mbledhur sot që të tregojmë edhe revoltën tonë drejt institucioneve të sistemit, që nuk po veprojnë sa duhet dhe nuk po e marrin seriozisht punën dhe nuk po e hetojnë sepse mediat publikuan informata serioze që tregojnë shkelje të mëdha të mundshme të ligjit, ligje që kanë të bëjnë me të drejtën penale. Kjo na tangon neve si pronarë, por edhe shtetin”

Ndërkohë, pas dy dite u përgjigjen edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në pyetjet që ua dërguam.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
Për shkak se nuk kemi marrë paraqitje për vjedhje as nga distributori i energjisë elektrike e as nga SHA QTQ, e kjo nuk është thënë as në bisedë me personat që kanë qenë në vendngjarje dhe për shkak se gërryerja e kripto-valutave nuk është veprim penal, nuk ka bazë për të marrë aktivitete shtesë.

Nga MPB shtojnë se  vjedhja e energjisë elektrike detektohet nga distributorët e energjisë elektrike, pasi të paraqiten defekte në sistem./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia