close
Vendi

(VIDEO) EDHE PARA  40 VITEVE, 25 PERSONA HUMBËN JETËN NË BULLGARI

aks

FLET DJALI I VIKTIMËS I CILI NË ATË KOHË PA PASUR 4 VJET

 Para 40 viteve, pra në vitin 1980, në Bullgari, një aksident trafiku kishte shkaktuar vdekjen e 25 qytetarëve të Maqedonisë. Klan M ka shletuar arkivën për të gjetur shkrimet e kohës dhe ka biseduar me të birin e njërit prej viktimave të këtij aksidenti. 

Erdhi për të bërë homazhe 45 viktimave në Sheshin Skenderbeu. Ky është Xhengiz Murtezi i cili humbi babain, hallën dhe gjyshen para 40 viteve në një aksident trafiku në Bullgari.

Në atë kohë  Xhengisi i ka pasur vetëm 4 vjet, e shumë pak mban mend se si ka ndodhur tragjedia në të cilën humbën jetën 25 persona.

Për këtë gjë shkuam tek bibloteka kombëtare në Shkup I shfletuam gazetat e arkivuara nga viti 1980.

“Vdiqën 25 qytetarë jugoslloven dhe turq”, “Aksident i rëndë në Bullgari”, “Pakujdesia e cila mori 25 jetë”, “E vërteta e tragjedisë”, këto janë vetëm disa tituj të cilët dëshmojnë për tragjenditë që ndodhi më 12 shkurt 1980.

XHENGIS MURTEZI

“Atëherë i kam pasur 4 vjet, e mbaj mend trubullt. Tollovinë e mbaj mend kur i sollën në shtëpi 3 xhenazet. Shumë mirë e mbaj mend. (4722) Ky është babi im. Murtezi Zekirija i lindur 1943, rruga Serava numër 38. Fetije Adem është gjyshja ime. Çfarë u thanë atëherë cilat kanë qenë shkaqet?  Çfarë do të thonë. Ka qenë shumë ftohtë akull ka pasur dhe rrëshqitur autobusi, dhe janë rrokullisur nga një urë”

Ai së bashku me nënën dhe dy motrat duheshin të udhëtojnë për në Stamboll, por famirësisht Xhengizi sëmuret.

XHENGIS MURTEZI

“Nafak kemi pas. Pasi që duheshte të shkojmë edhe unë, nëna, edhe motrat. Vetëm se unë kam qenë i sëmurë. Nëna i ka thënë babit: “Zekirija ju shkoni, Xhengizi është i sëmurë. Ju më mirë shkoni në dasëm, djali është i sëmurë. Nafak që babi e ka dëgju nënën. Se këtu duheshte të shkojmë nëna, unë të dy motrat”

E dhe pas 40 viteve plagët i ka të hapura. A jo që më së shumti e vret Xhengisin është mos zbardhja e rastit.

XHENGIS MURTEZI

“A ka pasur ndonjë epilog? Jo ska pasur asgjë. Askush nuk ka ardhur as nuk na ka pyetur. Nuk është vetëm ajo. Jo vetëm që e kam humbur prindin, por edhe mallin e kam humbur. Unë e kam pasur babin tregtar të madh. Nëpër Bjerut ka qenë, Halep, atherë s’kanë shkuar në Dubai ose Kinë. Tregti ka bërë. Atëherë Bejruti ka qenë qytet i madh. Shumë jam i emocionur nuk mund të flas shumë”

Tragjedia e fundit e cila ndodhi më 23 Nëntor këtë vit pikërisht në Bullgari, ka prekur Xhengisin, pasi që edhe në këtë tragjendi humbi persona të cilët i ka njohur.

XHENGIS MURTEZI

“Mu kthye memorja që më ka ndodhur mua dhe familjes time para 40 viteve. Ne i kemi pasur tre xhenaze. unë Çdoherë thojsha ka edhe më keq. Paska edhe më keq. Neve xhenazet për 2-3 ditë na kanë ardhur. Këta i pritën 10 ditë xhenazet”

Xhengisi edhe sot nuk ndjehet i sgurtë kur udhëton me autobus.

“Autobusat zakonisht janë të vjetër. Unë shkoj zakonisht me agjenci të Turqisë, nuk udhëtoj me këto që janë të lira. A ndjeheni të sigurtë? S’ka asgjë të sigurtë”

Pa epilog dhe përgjegjësi mbetet rasti më i freskët. Tragjedia para dy viteve në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona. Rasti ende është në procedurë të dëshmive. Ndërsa janë të akuzuar pronari i kompanisë “Durmo Turs”, shoferi i autobusit dhe 4 persona të tjerë./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia