close
Vendi

(VIDEO) FILLORISTI SHKRONJAT I MËSON ME NËNËN E TIJ

br1

DY MUAJ QË NUK KA SHKUAR NË SHKOLLË

 

Kush t’i mëson shkronjat?

Mami.

Ky është Endriti klasa e parë. Shkronjat po i mëson në shtëpi.

Ku shkon në shkollë?

Larg është.

Çka ke mësu deri tash?

I kam mësuar shkronjat.

A mundesh të mësosh vet?

Jo.

Kush të ndihmon?

Nani.

Shkollën e ka larg 3 kilometra, ndërsa prindërit nuk mund çdo ditë ta dërgojnë në shkollë.

 BESIM SABEDINI – PRIND

“Kështu mësojmë pasi që shumë larg është shkolla. Ajo është arsyeja. Nuk mundemi t’i dërgojmë 2 kilometra e gjysmë, kemi obligime tona, jemi në punë. Nuk kemi kohë të mjaftushëm. Ajo është arsyeja.

 A është vështirë për një fëmijë të mësojë në shtëpi?

 Po vështirë është se mbet mbas me mësimet”

Ndërsa Resuli është klasa e pestë. Babai i tij thotë se fëmijët e tij kanë qenë të sulmuar nga qentë endacak.

 RESUL AJDARI – NXËNËS

“Çdo ditë shkoj në shkollë. Ndonjëherë me shok, ndonjëherë vet.

A frikohesh?

Po, prej qenve.

A të ka sulmuar ndonjë qen?

Po.

Çka ke bërë?

Kam ikur”

Prindërit kërkojnë që t`u sigurohet një transport për fëmijët e tyre.

 SABRI AJDARI – PRIND

“Kombi nuk kemi. Ndihmë prej komunës nuk kemi. Nuk na kanë ndihmuar fare. Nëse ua ndalojmë shkollën mësimin po e humbin, me i ndal keq, me i dërgu si t’i dërgojmë? Duhet vet t’i dërgojmë ta lëmë punën. Një ditë shkon në shkollë tre ditë nuk shkon në shkollë. Nëse janë të rregullt marrin më shumë mësim. Një dit po 3 ditë jo, kjo nuk është mësim hiç”

Nxënësit deri më tani nuk kanë mundur ta ndjekin mësimin në shkollën që e kanë vetëm disa hapa larg “Krste Misirkov” që i takon Komunës së GaziBabës. Kjo shkollë nuk ka paralele në gjuhën shqipe ndërsa deri më tani Komuna e Gazi Babws nuk  ka pasur vullnet për të bërë një gjë të tillë.

Kryetari i tanishëm Boban Stefkovski premton se problemi me këta fëmijë do të rregullohet pasi t’i shqyrtojë mundësitë.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, thotë se prioritet e ka sigurimin e kushteve elementare për nxënësit e fshatit Bërnjancë./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia