close
EkonomiVendi

(VIDEO) HYN NË FUQI NDALESA PËR PËRDORIMIN E QESEVE TË PLASTIKËS

plasticni-kesi

SHITËSIT ANKOHEN, PUSHTETI I PËRDOR NË INSTITUCIONE

Tregjet në vend vazhdojnë të përdorin qeve plastike edhe pse prej sot ndalohet përdorimi i tyre. Aga Hamzi Aziri punon si shitës në tregun e Bit Pazarit. Ai është i revoltuar nga ligji i cili parasheh përdorim të qeseve biodegraduese për të cilat kushtojnë 15 denarë.

HAMZI AZIRI – SHITËS

Ku ka qese 15 denarë? Popullata ku të gjej pare? Njerëzit s’kanë bukë të hanë 15 denarë të paguajnë qese. Ku ka sot? ku me gjet 15 denarë qese? A janë tranu këta? Cfarë po bëjnë këta?

Një shitës tjetër thotë se askush nuk i ka informuar për ligjin e ri.

SHITËS

“Ligji i ri është katastrofë. Popullata s’kanë pare. Më lirë i vjen një qese ta blejë se një torbë. Prej sot është ligji por neve askush nuk na ka treguar. Kemi dëgju vetëm në televizion”.

QYTETAR

“Nuk janë t ë shtrenjta në qoftë se i ruan. Nuk është shtrenjtë 15 denarë. Por tjerat send i kanë hyp shumë”.

QYTETAR

Në markete është 20 denarë. Por në disa vazhdojnë të qëndrojnë çmimet e vjetra. Kjo nuk është reale.

Ministri i Mjedisit jetësor Naser Nuredini thotë se nuk përdorin qese të plastikës në ministrinë ku ai drejton.

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

“Ju mund ta shihni ne nuk përdorim plastik për një përdorim. Por të qelqit përdorini? Po të qelqit pasi që janë më të mira se sa plastike”.

Por si duket ministri nuk ka parë se në toaletet në këtë ministri  në shporta përdoren qese plastike.

“Tash qesen e plastikës e blen shitësi.

Gazetarja: Por është më lirë?

Po ka dallim të çmimit aty por ideja është që të ulim përdorimin e platikës”.

Gazetarja: Kur keni përdorur për herë të fundit qese të plastikës?

Unë kam përdorur me siguri para një muaji kur kam qenë të supermarket kam përdorur qese të plastikës. Por përndryshe kam një torbë e mbaj në makinë.

Ministri Nuredini thotë se shitësit në tregjet duhet të fillojnë të përdorin qeset e letrës të cilat përdoren në supermarketet. Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e ambientit jetësor.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë.

Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia