close
Top LajmeVendi

(VIDEO) KLAN M NË SPITALIN E SOFJES: FLET LULZIM SULEJMANI I MBIJETUARI I AKSIDENTIT TRAGJIK

SUL

Ekipi I Klan Maqedoni, Arbana Qerimi – Gazetare dhe Ibrahim Mamuti – Operator, që gjenden në Spitalin e Sofjes ku po trajtohen të lënduarit e aksidentit tragjik në Bullgari, kanë arritur të futen në brendi të spitalit dhe të marrin prononcimin ekskluziv të Lulzim Sulejmanit nga Lugina e Preshevës i cili I ka mbijetuar tmerrit të fatkeqësisë tragjike. Ai për Klan Maqedoni rrëfen ngjarjen;

“Autobusi si ka qenë duke shkuar, në anën e djathtë ia ka mëshuar bankinës, aty ka plas rrota e autobusit dhe filloi të shpërthejë zjarri dhe në autobus u bë një tym shumë I keq. Pastaj autobusi ka ecur 20 metra në të majtë dhe u ndal vet. Njerëzit filluan të vjellin, me piskatë sikurse nëfilma horror.

Arrita me shpëtu se e mora çekiçin në autobus e theva xhamin nxorra jashtë të fejuarën time dhe pesë vetë të tjerë”

 

Ambasadori i Serbisë në Beograd, Zhelko Joviq ka vizituar në spital Lulzim Sulejmanin, i cili është me shtetësi të Serbisë dhe i cili i ka mbijetuar tragjedisë në Bullgari.

“Edhe përkundër lëndimit, ai ka ndihmuar evakuimin e udhëtarëve! Ndjehet mirë, do ta vizitojmë rregullisht, thuhet në njoftimin e ambasadës, e publikuar në Tuiter./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia