close
Rajoni

(VIDEO) KRYEMINISTRI EDI RAMA MERR DOZËN E TRETË TË VAKSINËS

Edi-Rama.png

Kryeministri Edi Rama ka injektuar sot dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama është paraqitur në pikën e vaksinimit tek “Air Albania” dhe ka injektuar dozën e tretë.

Ai pas marrjes së dozës ka bërë thirrje për vaksinim dhe ka thënë se vetëm kështu mund të shpëtohen jetë dhe të marrë fund pandemia.

Ndërkohë sot është marrë vendimi që të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç mund të injektojnë dozën e tretë të vaksinës./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia