close
Top LajmeVendi

(VIDEO) MALËSI E TETOVËS: BOZOVCA NË MËSHIRË TË FATIT

3776DDE1-22DE-4694-A463-3F14DA2784DC

RESHJET SHKAKTUAN RRËSHQITJE TË DHEUT, RREZIKOHET FSHATI


Reshjet e pazakonta të shiut në Malësi të Tetovës, konkretisht në fshatin Bozovcë, kanë shkaktuar ankth dhe pasiguri tek banorët e këtij fshati.

Sic thonë banorët e këtij fshati, përonjtë u rritën si asnjëherë më parë por edhe rrëshqitjet e drurëve, gurëve dhe tokës .

Rrëshqitjet e tokës, plasaritjet, sic rrëfejnë banorët ishin shumë të tmershme dhe të frikshme, kurse banorët në netët kritike kishin lëshuar shtëpitë duke u strehuar në vende që mendohej se ishin më të sigurta. Disa ditë resht ka pasur edhe roje nate.

Rrezikshmëria e këtij vend regullisht ka qenë e madhe, kurse viteve të fundit ka pasur lëvizje të Tokës, jo rëshqitje por ditëve të fudnit ka pasur plasaritje të Tokës, që shqetësimin te banorët me shumë të drejtë e  ka ngritur kjo situatë e pazakontë të themë të drjetën, në këtë kohë të vështirë ku ëhstë pritur rreshje të mëdha të borës dhe të ftohtë.

Banorët thonë se me vetiniciativë janë munduar ta mbrojnë fshatin.

“Me iniciativën donë, me disa të rinjë morëm një aksion sa mundëm ti ndajmë ujrat dhe të mos rrezikohet të shembet edhe fshati. Kjo ëhstë masë e madhe nëse lëshon bëhet katastrofë.

Shprehen të zhgënjyer nga premtimet dhe nga institucionet.

“Premtime ka sa të duash, deklarata plot, por gjë të bëjnë hiq. Vijnë këtu i marrin votat, na gënjejnë, na bëjnë dallavere dhe shkojnë. Jemi në mëshirë të fatit, askush nuk merr përgjegjësi ose të vijë të paktën të na shikojnë një herë. Tani askush nuk ësht kur fshati është në rrezik”.

Për momentin sic shprehen banorët duhet bërë një elaborat nga ekspertët për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem.

“Në këtë vend ku jemi duhet të ketë matje gjeologjike nga ekspertët dhe ta shohin sigurtë se sa mund të jetë thellësia e trashsisë së tokës, cfar burime nëntoksore mund të ketë për të bërë nje elaborate”.

Njoftohet se vendngjarje, për të parë situatën reale në terren, Pronari I Kompanisë ECOLOG, Lazim Destani, I cili rrjedh nga ky fshat, ka dërguar përfaqësues të kësaj kompanie, sic thuhet, me qëllim të intervenimit urgjent.

Ndryshe, sic thonë banorët, në Bozovcë, nga 160 shtëpi kanë mbetur vetëm 30, krejt kjo për shkak të kushteve të vështira dhe shqetësimeve për cdo vit rreth situatës së përgjithshme me kushtet e motit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia