close
Top LajmeVendi

(VIDEO) MIJALKOVI DOLI NGA BURGU I SHUTKËS – PREMTOI SE NUK DO TË ARRATISET

mijlkov

Ish-Shefi i DSK-së, Saasho Mijalkov, sonte rreth orës 19.00 është largaur nga Burgu I Shkupit në Shutkë, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për shfuqizimin e paraburgimit që javën e shkuar I ishte caktuar për lëndën “Tokat në Vodno” dhe mundësisë që të mbrohet nga liria.

Pas daljes nga burgu, në pyetjen e gazetarëve, para se të hyjë në veturë, ai shkurt është përgjigjur se “nuk do të arratisem, përse të arratisem?”

Për shfuqizimin e paraburgimit dhe mundësisë që të mbrohet në liri, ekipi I avokatëve të Mijalkovit ofroi garanci prej 11 milionë euro.

Mijalkovi ishte në paraburgim nga 26 Shkurti I këtij viti pas shqiptimit të aktgjykimit për lëndën “Target – Fortesa” për të cilën është I dënuar me 12 vite burg derisa në Prill mori edhe tetë vite tjera burg për rastin “Trezor”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia