close
Top LajmeVendi

(VIDEO) NË KUSHTE PANDEMIE DHE PA KUFIZIME SHTESË RMV-ja PËRCOLLI VITIN 2021

vit

“Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin e kryeqytetit për të pritur ndërrimin e motmoteve. Me fishekzjarre dhe program festiv, Shkupi sapo e përcolli vitin 2021.”

Zbukurimi modest i kryeqytetit dhe mungesa e fishekzjarreve të organizuara nga Qyteti I Shkupit nuk i pengoi qytetarët që të mblidhen në sheshin e kryeqytetit për të pritur vitin 2022.

Fishekzjarret u hodhën individualisht…

Hija e pandemisë këtë vit nuk arriti të zbeh festimet, nuk kishte kufizime shtesë për mbrojtje nga koronavirusi, ndërsa kafenetë  dhe objektet hotelierike pas pauzës së bërë vitin e kaluar, këtë vit ishin të mbushura për festë. Kufizimi i vetëm për ta, certifikata e vaksinimit.

Shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat, urojnë qytetarët për vitin 2022

Shumë mirë

Çfarë prisni nga viti 2022?

Gjitha të mirat!

“Vitin 2021 e mbajmë mend me atë që falë Zotit mbetëm të gjallë e të shëndoshë. Për vitin 2022 shpresojmë që përsëri ta kemi shëndetin që të gjithë…”

“Shpresoj për një vit pa virus, më shumë shëndet, më shumë lumturi, më shumë mundësi të festojmë, të shoqërohemi, të përmirësohemi në krahasim me vitin e kaluar”

“Po kalojmë shkëlqyeshëm këtu. Nuk kam ndonjë pritje për vitin 2022, pasi kështu jetoj, pa ndonjë pritje.”

“Le të jetë gjithçka e bukur”

“Presim që të mos vij më një vit I tillë I ngjajshëm”

Ajo që hasi ekipi I Klan Maqedoni ishte edhe prezenca e shtetasve të huaj që ndërrimin e motmoteve vendosën ta presin në Shkup… Nuk deshën të prononcohen, por ky grup nga Ukraina po shijonin atmosferën festive në Shkup.

Në shoqërim të muzikës së programit festiv…,

Me fytyra të buzëqeshura, duke shkrepur fotografi gjithandej, qytetarët e përmbyllën kapitullin 2021. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia