close
Top LajmeVendi

(VIDEO) PENDAROVSKI – META: SI ALEATË NË NATO – KONTRIBUT PËR SIGURINË E RAJONIT

Foto (1) (3)

Presidenti Stevo Pendarovski ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën, I cili qëndron për vizitë në RMV.

Sic thuhet në një komunikatë nga Presidenca, në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, ku është shprehur kënaqësia nga zhvillimi I tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimin të vizitave të nivelit të lartë.

Në takim është konstatuar se RMV-ja dhe Shqipëria, përmes përkushtimit të marrëdhënënieve të mira ndërfqinjësore japin një kontribut të fuqishëm për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit si dhe për perspektivën e saj evropiane. Dy vendet, si aleatë në NATO, japin kontributin edhe në mbrojtjen e vlerave të komunitetit euroatlantik.

“Në kontekst të aspiratave për anëtarësim në BE, dy Presidentët kanë konstatuar nevojën e zhbllokimin të procesit dhe nisjen e shpejtë të negociatave aderuese të dy vendeve për anëtarësim në BE,  që sipas tyre, do të ketë kontribut pozitiv për progresin e gjithmbarshëm dhe stabilitetin e rajonit” – thuhet në komunikatën e Presidencës.

Presidenti Pendarovski ka uruar Shqipërinë me rastin e zgjedhjes për anëtare jo të përhershme të KS të OKB-së për periudhën 2022 – 2023./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia