close
Rajoni

(VIDEO) PRISHTINË: EKSPOZITË PËR TË PAGJETURIT NË KOSOVË

megjeni

“MË GJENI” – KLITHJE KUNDËR HARRESËS

Një ndër plagët më të mëdha të shoqërisë, fati i të pagjeturve është temë që është rikthyer në sheshin Skënderbeu në Prishtinhë.

Kësaj radhe jo nëpërmjet protestave por nëpërmjet një ekspozite të artistit Eroll Muratit.

“Më gjeni” mban tituli I ekspozitës ku skulpturat duket sikur i nxjerr nga toka.

Skulpturat simbolizojnë dy figura njerëzish të rrethuar me zinxhirë e që simbolizojnë të shkuarën e prangosur.

Sipas autorit, skulpturat shprehin masën e madhe dhe boshllëkun duke kërkuar shpëtim nga ata që i kanë harruar. Ankthi dhe pritja bëhen bashkë në to si klithje kundër harresës.

Gjatë natës përmes dritave përcjellin pafajësinë.

Në një tjetër format, ekspozitën synon ta dërgojë edhe në kryeqytetin e Serbisë

Ekspozita e vendosur në sheshin “Skënderbeu”, e që ka marrë vëmendjen e kalimtarëve do të qëndrojë e hapur në shesh për dy javë.

Ende janë 1630 persona të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë në vitin 1999./Blerta Dalloshi Berisha – Tv Klan Prishtine/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia