Video qesharake e goditjes së penalltisë që ka ngritur dyshime për shitje të ndeshjes

Një skuadër futbolli në Nigeri është akuzuar për trukim të ndeshjes pas një goditje të çuditshme penalltie.

Finalja e ‘Ogun State FA Cup’ mes Remo Stars dhe Ijebu United të enjten vazhdoi me penallti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në një video që është përhapur masivisht në Tëitter, goditjet e disa penalltive ishin tepër të dyshimta.

Në njërën prej tyre, portieri i Remo Stars nuk bëri asnjë përpjekje për të pritur penalltinë, duke mos lëvizur fare nga vendi dhe shikonte topin që shkonte në rrjetë.

Situata u bë akoma më shumë e çuditshme në gjuajtjen e radhës nga futbollisti i Remo Stars, që në goditjen nga pika e 12-metërshit e dërgoi topin pranë flamurin të këndit.

Një komentator i ndeshjeve në Nigeri, Ibukun Aluko, shkroi në Twitter: “Nëse kjo nuk është trukim i ndeshjes, atëherë nuk e di se çfarë është”. /tvklan.al

https://twitter.com/IbkSports/status/1547617973073899524

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share