close
Top LajmeVendi

(VIDEO) RESHJE BORE NËPËR SHUMË VENDBANIME– SURPRIZOHEN AUTORITETET

bor

Nëpër shumë vendbanime të Rajonit të Pollogut reshjet e borës kanë shkaktuar problemet e para në qarkullimin e rrugëve dhe kanë sfiduar autoritetet lokale që të intervenojnë ne kohë.

robleme janë paraqitur edhe në Malësi të Tetovës ku trashësia e dëborës është më e madhe. Autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve tashmë kanë dalë në terren dhe po merren me pastrimin e rrugëve kryesore që lidhin vendbanime të ndryshme.

Por, për shkak të reshjeve të borës, nëpër shumë vende janë vënë ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda të transportit.

Në drejtimin rrugor Gostivar – Kërçova përmes Strazhës, si dhe në drejtimin Kërçovë – Presekë – Oëhr është vënë ndalesa për trafik të automjeteve të rënda transportuese.

Ndalesa e këtillë vlen edhe për rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, Mavrovë – Zhirovnicë si dhe në rrugën magjistrale A2 Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë.

Më së shumti borë ka rënë në Kodrën e Diellit ku në mëngjes trashësia ishte 85 centimetra, derisa në Mavrovë dhe Llazaropole 26 cm./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia