close
Rajoni

(VIDEO) SERBI: AKSION I MADH POLICOR PËR ARRESTIMIN E PEDOFILËVE

Screenshot_24

Në Beograd, policia serbe ka arrestuar 11 persona për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepra penale që lidhen me shfrytëzimin e fëmijëve për qëllime pornografike.

Gjatë vazhdimit të aksionit të ashtuquajtur “Armagedon”, MPB-ja serbe ka publikuar edhe video nga arrestimi I 11 personave, që sipas policisë, kanë kontaktuar fëmijët përmes internetit dhe janë marrë vesh për takime për qëllime seksuale.

Gjatë bastisjeve të banesave të të dyshuarve, janë gjetur sasi e madhe e xhirimeve dhe fotografive pornografike me të mitur, përmbajtje me eksploatime seksuale të fëmijëve nga 5 deri 12 vjec, si dhe fotografi e xhirime të fëmijëve që janë keqpërdorur për qëllime pornografike.

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia