close
Top LajmeVendi

(VIDEO) SH.F “ISMAIL QEMALI”: MARSH NË NDERIM TË SHOKËVE DHE SHOQEVE TË KLASËS

mars

Në nder të pesë nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali”, që ishin ndër viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, nxënësiit dhe mësimdhënësit bënë një marsh që filloi nga shkolla ndërsa përfundoi te sheshi Skënderbeu.

Me pankarta me mbishkrime të shumëta, lule nëpër duar dhe pikëllim në sytë e tyre, nxënësit shprehën dhimbjen për humbjen e shokëve dhe shoqeve të tyre.

Klan Maqedoni anketoi edhe disa nga nxënësit që kanë humbur shokët e shoqet e tyre të ngushta, të cilët thanë ëndërrat që kishin thurrur me ta, tashmë kishin mbetur për gjysmë dhe se ngushëllimin po e kërkojnë tek shokët e shoqet e tjera.

Edhe drejtoresha e shkollës dhe mësimdhënësit u shprehën të trishtuar pas kësaj humbjeje, ata thonë që humbën disa nga nxënësit më të mirë që kishin./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia