close
Top LajmeVendi

(VIDEO) SHKUP: ATMOSFERË E VITIT TË RI EDHE GJATË MESDITËS SË 1 JANARIT

sko

Atmosfera e festës së fundvitit në sheshin e Shkupit ka vazhduar të jetë e gjallë dhe euforike edhe gjatë ditës së sotme. Rrugicat e qendrës, ishin të mbushur përplotë me njerëz të cilët drejtoheshin kah sheshi për t’u bërë pjesë e grupit të përbërë prej fëmijësh, të rinj, të moshuar e turist, që kishin dalë për të shfrytëzuar kohën e lirë, e mesditën me diell.

Të intervistuarit nga TV Klan M thanë se pas Vitit të Ri, ata ndjejnë energji pozitiv dhe kanë dalë që të shijojnë kohën e mirë.

“Mirë, si dy pensioniste ndjehemi mirë. Tani të shohim pak euforinë si është në qendër. Presim kohë pak më të mira për neve pensionistët. Ne jemi nga Vinica, por kemi ardhur këtu për festat e fundvitit. Të ketë shëndet para së gjithash dhe jetë më të mirë”.

“Ne ndjehemi mirë, ka diell, ka lëvizje, mirë është. Nga ky vit presim që të ketë shëndet për të gjithë, më shumë shëndet dhe fat dhe para dhe tjetra gjithçka është mirë”.

Në sheshin e qytetit, në mesin e grumbullit të njerëzve, ne hasëm edhe në një shtetas të huaj, i cili ndau me ne pritshmëritë për vitin 2022, por edhe përshtypjen e tij për Maqedoninë e Veriut.

“Unë jam nga Amerika. Ndjehem mirë. Në këtë vit, shpresoj të lirohemi nga Covid – 19. Unë aktualisht punoj në Maqedoninë e Veriut e shijoj dhe më pëlqen. Ne do qëndorjmë këtu deri në tetor, ne kemi ardhur në vitin 2020”.

Paralelisht me atmosferën spontane të qytetarëve, në shesh ishte mbledhur një grup motoçiklistësh, të cilët po zhvillonin një aktivitet. Njëri prej pjesëmarrësve, tha se bëhet fjalë për një aktivitet tradicional, ku të gjithë mbledhen pas vitit të ri, për t’u shoqëruar dhe për fillim të mbarë të vitit.

“Tubim tradicional që organizohet nga të gjithë dhe nga askush, nga më shumë klube të ndryshme dhe individë. Kjo organizohet tradisionalisht pas vitit të ri, si fillim i vitit të ri që të nis siç duhet”.

Qytetarët gjatë ditës së djeshme kanë festur deri në orët e vona të mbrëmjes. Pritja zyrtare edhe këtë vit u organizua në shesh nga ana e Qytetit të Shkupit./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia