close
Top LajmeVendi

(VIDEO) SHKUP: GJATË NATËS SË VITIT TË RI KANË LINDUR TRI FOSHNJE

fil

17 PACIENTË PRANOHEN NË TOKSIKOLOGJI

Tre foshnje kanë lindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Akudheri gjatë natës së Vitit të rI – ka njoftuar ministri në largim i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Drejtorja e Klinikë, Viktorija Jovanovska.

Foshnja e parë është mashkull dhe ka lindur një minutë pas mesnate.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Foshnja e parë është mashkull. I katërti në Familjen Stoshiq. Dëshiroj të rritet me shëndet. Ka 3.7 kilogram dhe 50 centimetra. Ka lindur në minutën e parë pas mesnate, kurse në minutën e dytë ka lindur edhe një foshnje. Lindja e parë është spontane kurse e dyta cezariane. Bëhet fjalë për foshnje femër 3.5 kg dhe është foshnja e parë e Simonës”

Foshnja e tretë ka lindur në covid-qendër, për shkak se, sic u tha, nëna është pozitive me COVID-19. Bëhet fjalë për foshnje femër me peshë 2.4 kilogram, kurse ka lindur rreth orës 05.00.

VIKTORIJA JOVANOVSKA – DREJTORE E KGJA

“Të gjithë foshnjet e lindura pas mesnatës janë mirë, duke llogaritur edhe foshnjën e lindur në covid-qendër. Edhe nëna është mirë dhe së shpejti do të lëshohet për kurim shtëpiak”

Ministri Filipçe ka njoftuar se si kaluar nata e Vitit të Ri në institucionet tjera shëndetësore të Shkupit, më mesin e të cilëve edhe në Klinikën për Toksikologji ku janë pranuar 17 persona që e kishin tepruar me alkoolin, prej të cilëve shtatë të mitur të moshës 14 deri 17 vjec – 10 meshkuj dhe shtatë femra. Në Urgjencë ka pasur rreth 50 paraqitje.

VENKO FILIPÇE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Në shërbimin e urgjencës ka pasur rreth 50 thirrje dhe pjesa më e madhe e rasteve kishte të bëjë me pacientë të alkoolizuar, më poak të lënduar në përballjet fizike dhe disa të lënduar në aksidente të trafikut”

Ministri Filipce ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë të shtruar rreth 60 pacientë me COVID-19 prej të cilëve rreth 40 janë me oksigjeno-terapi./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia