close
Top LajmeVendi

(VIDEO) SHKUP-VERI: NËPËR SHTËPI ME XHUPA DHE BATANIJE

skopjesever

“JEMI DUKE NGRIRË, MË NXEHTË JASHTË SE BRENDA”

Familja 10 anëtarëshe nga lagja Shkup-Veri është e detyruar që në shtëpi të rrijnë me xhupa. Vehbi Sulejmani thotë se gjatë gjithë dimrit kanë probleme me ngrohjen qendrore. Më së shumti pësojnë fëmijët pasi që nga i ftohti sëmuren.

VEHBI SULEJMANI

“Me të vërtetë nuk e di pse e ndalin. Ne jemi parapagues të rregullt. Paguajmë kur është koha me pagu, ndërsa nxehje nuk kemi. Tash problem si të nxehemi. Të blejmë shporet e dru është vonë. E kemi paraparë të nxehemi me ngrohje qëndrore. Sidomos për fëmijët shumë ftohtë është. Më nxehtë është të rrish jashtë se brenda”.

Të njëjtin problem kanë edhe 500 familje tjera. Vanço Gelev për të parë televizion në shtëpi duhet të mbulohet me batanije.

“Kështu rrijmë gjatë ditës, të nxehemi pak.

Kështu shikoni TV?

Po kështu shikoj TV dhe kështu rri. Shumë është ftohtë. Paramendoni në mes të dimrit të jesh pa ngrohje, pa asgjë. Nuk rrihet.

Nga Ngrohtorja Shkup-Veri thonë se janë duke punuar në zgjidhjen e problemit. Thonë që deri në fund të ditës konsumatorët do të kenë ngrohje qëndrore.

 NGROHTORJA SHKUP – VERI

“Makpetrol Prom Gas ka ndërprerë dërgesën e gazit natyrorë përshkak të borxhit që ka Ngrohtorja Shkup Veri dhe ky është shkaku për ndërprerjen e ngrohjes tek konsumatorët. Jemi duke punuar në zgjidhjen e problemit, besojmë që deri në fund të ditës konsumatorët do të kenë ngrohje qëndrore. Me masat e reja të Qeverisë shpresojmë se këto probleme nuk do të përsëriten”.

Qeveria ditë më parë tha që të zgjidhet problemi me ngrohjen qendrore në Shkup, Qeveria do të mbulojë 80% të dallimit midis çmimit aktual dhe real të energjisë së ngrohjes, kurse 20% tjera të mbulohen nga Qyteti i Shkupit dhe Komunat. Në këtë mënyrë kompanitë do të kenë mjete që të furnizohen me gaz duke marrë parasysh se çmimet nëpër bursa për çdo ditë ndryshohen dhe rriten.

Ndërkohë, Elektroekonomia e Maqedonisë, përmes një komunikate ka njoftuar se javën e ardhshme zyrtarisht do ta marrë menaxhimin me BEG dhe Ngrohtoren Shkup-Veri./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia