close
Vendi

(VIDEO) SHUTO ORIZARË: DEPONITË E EGRA SHQETËSIM PËR BANORËT

shut

ARSOVSKA ZOTOHET SE DO TË PASTOJË KËTO DEPONI

 Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, në një intervistë për Klan Maqedoni, premtoi luftë pakompromis kundër deponive të egra, por edhe rregulimin e cështjes së deponisë në Shuto Orizarë.

DANELA ARSOVSKA – KRYEBASHKIAKE E SHKUPIT  (30 DHJETOR 2021)

“Këtë gjë duhet ta ndjekim, të shikojmë se ç`ka po ndodh. Nëse ka në Shuto Orizare, do të dalim në terren dhe aty do e shikojmë situatën, dhe nëse ndokush përsëri do hudhë mbeturina, përsëri do dalim në terren dhe do I dënojmë, të gjithë ata që deri më tani, nuk kanë qenë të dunuar në formë joselektive”

Pavarësisht zotimeve, kjo është gjendja e momentale e njërës nga deponitë në Shuto Orizare.

Kamera e Klan Maqedoni regjistroi edhe hedhje të jashtëligjshme të mbeturinave…

Qytetarët shprehen se kjo deponi duhet sa më shpejtë të pastrohet.

 “Prej komunës së Shkupit, d.m.th ky problem është me vite, që hudhin këtu mbeturina. Kalon ndonjë bagerë  hudhën herë në njërën anë e herë në anën tjetër. Pres që të pastrohet”

“Koce Trajanovski kur ishte, këtë e pastroi krejt. E pastroi deponinë deri në fund edhe kishën e pastroi”

“Danela sigurisht që do e pastroj, 1000 përqind”

Nga komuna e Shkupit, u parapanë 29 milionë denarë për pastrimin e deponive dhe lumenjve, por aty nuk figuronte pastrimi i deponisë së Shuto Orizares./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia